Guardiola merr vendimin e papritur për Manchester Cityn – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Guardiola merr vendimin e papritur për Manchester Cityn

00:00 | 19 Korrik 2019

Guardiola ka marrë një vendim rreth shiritit të kapitenit.

Largimi i Vincent Kompany drejt skuadrës së Anderlecht ka lënë skuadrën e Manchester City pa kapiten.

Kompany mbante shiritin e kapitenit tek Manchester City tash e disa vite, duke qenë një lider i vërtetë i skuadrës.

Mbrojtësi belg dha kontribut të madh edhe në sezonin e fundit, me kujtimin e veçantë tek goli i shënuar ndaj Leicester.

Por, lojtari arriti marrëveshje me Anderlecht pas përfundimit të sezonit, dhe Guardiola tash duhet të mendojë për kapitenin e ardhshëm, dhe këtë problem trajneri duket se nuk do ta zgjedh i vetëm.

“Ata do ta zgjedhin kapitenin kur të jemi të gjithë së bashku. Pasi ata të kthehen, do të mbajmë takimin për të vendosur kush do të jetë kapiteni” ka thënë Guardiola.

Sigurisht se favoritët për shiritin e kapitenit janë lojtarët si David Silva, Sergio Aguero apo Fernandinho.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!