Guardiola mund të kthehet në Barcelonë bashkë me dy yje të Cityt.
Rodri dhe Julian Alvarez mund t’i bashkohen Pep Guardiolës në Barcelonë nëse Manchester City dënohet nga Premierliga.
“Citizens” po hetohen për 115 raste që lidhen me rregullat financiare të Premierligës, ndërsa rivalët më të mëdhenj po shpresojnë që kampioni aktual anglez të dënohet.
Premierliga e lëshoi një bombë të hënën e kaluar duke zbuluar se City po hetohet për periudhën 2009 – 2018, në të cilën akuzohet për shumë shkelje, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo mund të bëjë që “Qytetarëve” minimumi t’ju hiqen pikët, e maksimumi të përjashtohen nga Premierliga dhe t’ju merren titujt e fituar në ligën elitare angleze.
Kjo ka bërë që trajneri Pep Guardiola ta mendojë largimin.
Nëse City dënohet për këto vepra, trajneri spanjoll mund të rikthehet në Barcelonë, aty ku bëri revolucion vite më parë.
Gjithashtu, ai mund t’i marrë me vete në “Camp Nou” edhe Rodrin e Alvarezin.
Rodri shihet si zëvendësues ideal i Sergio Busquetsit në mesfushë, kurse Alvarez do t’i bënte konkurrencë Robert Lewandowskit në sulm.