Pep Guardiola siguron se ai nuk do të shkojë te Juventusi në dy sezonet e ardhshme dhe do të largohet nga Manchester City vetëm nëse ata do të shkarkojnë atë.
Ish- trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich ishte pjesë e mediave ku u tha se do të ishte pajtuar me një kontratë katërvjeçare për të zëvendësuar Max Allegri në Torino sezonin e ardhshëm përcjell ORAinfo.
Derisa kishte skepticizëm në Itali, thashethemet u përhapën me shpejtësi në mediat angleze.
“Kam dy vjet më shumë për kontratën time dhe lëvizja është e pamundur vetëm nëse nuk më shkarkojnë”, tha Guardiola për gazetarët këtë mbrëmje.
“Do të qëndroj edhe dy vjet, ose më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e ardhshme “, ka thënë ai
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Allegrin besohet të jenë Zinedine Zidane apo edhe Antonio Conte ./ORAinfo/