Guardiola nuk heqë dorë nga ky lojtar, atë po e kërkon Reali

16:39 | 09 Dhjetor 2018

Manchester City, nuk heq dorë nga Brahim Diaz.

Ekipi anglez po bën çmos që ta bind atë të qëndrojë te ekipi angez para se ai të pranonte me dëshirë transferimin në Real Madrid, raporton Sky Sports UK, përcjell ORAinfo.

Guardiola do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur talentin e ri dhe agjentin e tij, që në fund talenti Diaz të mos largohet nga skuadra angleze.

Mesfushori, 19 vjeç, është jashtë kontratës në fund të sezonit – dhe deri më tani ka hedhur poshtë ofertat e një marrëveshjeje të re e cila vlen rreth 25,000 funte në javë duke përfshirë bonuse./ORAinfo/

Komento: