Oleksandr Zinchenko do të jetë edhe për tre vite pjesë e ekipit të Manchester City.
22-vjeçarit i kishin mbetur edhe dy vite në kontratën e tij ekzistuese. Ai tani është i angazhuar për kampionët e Premierligës deri në vitin 2024.
Zinchenko është lojtari i dytë brenda 24 orëve që nënshkruan kontratë afatgjate në klub pasi Kyle Walker nënshkroi edhe për dy vite të tjera dje, transmeton lajmi.
Është një kthesë e madhe në karrierën e ukrainasit, i cili verën e kaluar refuzoi një ofertë nga Ëolves dhe Real Betis për të qëndruar në ‘Etihad’.
Zinchenko u ble nga klubi rus Ufa në vitin 2016 për 1.7 milionë euro, dhe duke qenë pjesë e suksesit të Cityt këtë edicion, pasi mbrojtësi i majtë Benjamin Mendy ishte i lënduar shumicën e kohës.