Guardiola po ia merr yllin Romës

21:56 | 23 Maj 2019

Mesfushori 36-vjeçar do të largohet nga Roma.

Pep Guardiola po konsideron t’i shtojë Daniele De Rossi-n stafit të tij teknik te Manchester City.

Mesfushori 36-vjeçar do të largohet nga Roma në fund të sezonit, por nuk ka thënë akoma se ku do të shkojë apo nëse do të largohet nga futbolli i luajtur.

Ish-lojtari i përfaqësueses italiane do të ketë shumë oferta kur të largohet nga kryeqyteti, me calciomercato që raporton interesin e City-t, duke shtuar se Guardiola do ta afronte me kënaqësi, por jo si futbollist.

Ndërsa Boca Juniors do të ofronte një kontratë futbollisti, po ashtu edhe klubet e MLS në Amerikë.

Komento: