Guardiola: S’jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve

14:04 | 21 Shkurt 2019

Pas ndeshjes me Schalken, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se Manchester City po tregon se nuk është i gatshëm për Champions League.

City ia fali Schalkes një epërsi prej 2:1 me dy penallti në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë ia lehtësoi punën pasi Nicolas Otamendi u përjashtua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, anglezët luftuan dhe e siguruan fitoren 3:2 me dy gola të vonshëm nga Leroy Sane dhe Raheem Sterling, në një mbarim dramatik të ndeshjes.

“Rezultati është i jashtëzakonshëm, tri gola si mysafir, por ne ia falem dy gola kundërshtarit dhe morën një karton të kuq”, tha Guardiola

Por, trajneri spanjoll beson se në një nivel kaq të lartë të futbollit si në Ligën e Kampionëve, sfiduesi i trofeut nuk guxon të gabojë.

“Në këtë nivel, nuk kemi gjasa. Ne ende nuk jemi të gatshëm të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola.

Ndeshja e kthimit mes këtyrë dy skuadrave zhvillohet pas tri javësh në Etihad.

Komento: