Manchester City dhe Manchester United do të përballen në kuadër të javës së tetë në Premier League.
Por, një gjë e pazakontë ka ndodhur para fillimit të ndeshjes, me trajnerin e Cityt, Pep Guardiolen, që siç duket u ‘frikësua’ ende pa filluar takimi.
Guardiola përderisa ishte duke dhënë intervistë për ndeshjen, u spërkat me ujë për pak, teksa të tjerët duket se u frikësuan edhe më shumë, me Gary Neville, i cili për pak sa nuk iki me vrap.