Guardiola thyen heshtjen, tregon a do t’i bashkohet Messit në Barcelona

20:02 | 30 Tetor 2020

Pep Guardiola ka folur për mundësinë e kthimit të tij në Camp Nou.

Një kandidat për president i klubit të La Ligas e dëshiron kthimin e trajnerit në Camp Nou, me kontratën e tij që pritet të përfundoi në fund të sezonit

Pep Guardiola ka thënë sot se është i lumtur në Manchester, pasi që kandidati për presidenti të Barcelonës, Victor Font tha se ai dëshiron që ta kthejë atë në Camp Nou.

Trajneri i Manchester City është në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad Stadium dhe ende nuk ka konfirmuar se a do të vazhdojë apo jo.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu, i kënaqur që jam në Manchester dhe shpresoj që të bëj punë të mirë këtë sezon dhe të rrijë edhe më gjatë”, tha ai kur u pyet për një rikthim të ish klubi i tij.

Guardiola ka thënë se ai do të vazhdojë kontratën nëse lojtarët e tij i përgjigjen mirë teknikave të tij si trajner por deri me tani ai ka pasur fillimin me të keq të sezonit, me shumë lëndime por edhe sëmundje që janë shqetësim për skuadrën e tij.

Komento: