Guardiola tregohet i madh, me këto fjalë uron Liverpoolin për titullin

19:54 | 26 June 2020

Guardiola: “Urime për Liverpoolin, bënë një sezon të madh dhe e merituan titullin”.

Pep Guardiola tregohet realist dhe uron Liverpoolin për fitimin e titullit kampion, duke theksuar se The Reds e merituan trofeun e Premier League këtë sezon.

Një titull i merituar ky për Liverpoolin, siç shprehet edhe Guardiola në një sezon të dominuar nga të kuqtë dhe që u zyrtarizua të enjten e 15 qershorit pas suksesit të Chelsea-T ndaj Manchester City me rezultatin 2-1.

“Urimet më të përzemërta për Liverpool, bënë një sezon të madh dhe e merituan titullin. Ne nuk ishim në nivelet e sezonit të shkuar, nuk kishim vazhdimësi. Liverpool luajti çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, sikur të ishte një finale, ndërsa ne nuk e bëmë diçka të tillë. Klopp iu ka dhënë shumë besim lojtarëve të tij dhe ata e kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Para dy sezonesh, ne kishim 25 pikë më shumë se Liverpool, këtë sezon ata kanë 23 pikë më shumë se ne. Normalisht që do të mundohemi ta ngushtojmë sa më shumë këtë diferencë sezonin e ardhshëm. Ne jemi ende në garë për objektivat tjera dhe ky sezon kurrsesi nuk ka përfunduar për ne”, u shpreh Guardiola.

Komento: