Guardiola tregon arsyen pse nuk është shkarkuar asnjëherë

18:37 | 07 April 2023

Trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i vetmi trajner i cili nuk e ka provuar kurrë shkarkimin nga detyra.

Tekniku spanjoll, duke folur për shkarkimet e kolegëve të tij në Premierligën angleze, tregoi edhe arsyen pse ai nuk është shkarkuar asnjëherë nga detyra.

Guardiola thumboi kolegët e tij, ku tha se ai nuk shkarkohet pasi skuadrat e tij fitojnë shumë ndeshje.

“Po ju them një “sekret”, unë nuk shkarkohem sepse skuadrat e mia fitojnë shumë ndeshje. Përndryshe, edhe unë do të isha shkarkuar si të tjerët. Nuk është se mua nuk më shkarkojnë se kam flokët më të bukur se trajnerët e tjerë.

Në Angli, kur unë isha në moshë më të re kishin një traditë në të cilën iu besonin më shumë trajnerëve. Por, tani ka më shumë investime dhe presioni shtohet. Ndonjëherë, gjërat funksionojnë dhe ndonjëherë jo, duhet të përshtatemi”, deklaroi Guardiola.

Komento: