Guardiola tregon se cilat janë dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur

00:00 | 17 Maj 2019

Pep Guardiola tregon se cilat janë skuadrat më të forta që është përballur në karrierën e tij

Pep Guardiola ka treguar se cilat skuadra kanë qenë më të ëvshtrirat me të cilat është përballur në karrierën e tij.

Guardiola ka udhëhequr skuadrat e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City deri në këtë pikë të karrierës së tij, duke korrur shumë suksese.

Kundërshtarët e tij kanë qenë prej më të ndryshmëve, por ka pasur dy skuadra që kanë shfaqur shumë probleme për spanjollin.

“Në karrierën time prej trajneri kam luajtur kundër skuadrave të jashtëzakonshme. Të jashtëzakonshme. Por, janë dy skuadra që ishin ‘ëoë’” ka thënë fillimisht Guardiola, transmeton lajmi.
“Njëra është Barcelona. Luis Enrique. Me Neymar, Messi dhe Luis Suarez në sulm” ka thënë tutje spanjolli.

“Tjetra është Liverpool. Ky Liverpool. Mendoj se janë dy skuadrat më të mira që kam pasur përballë si trajner” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Pep Guardiola ka arritur që me sukses ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, me Manchester City, për herë të dytë radhazi, duke lënë mbrapa pikërisht skuadrën e Liverpool.

Komento: