Guardiola vazhdon lëvdatat për yllin e skuadrës

19:46 | 15 December 2018

Pep Guardiola, ka lavdëruar Raheem Sterling.

Të gjitha fjalët e mira për lojtarin erdhën pas një jave jashtëzakonisht të vështirë, ku lojtari “vuajti” nga fyerjet raciste.

Në ndeshjen kundër Everton, Sterling u inkuadrua si zëvendësues, duke shfrytëzuar për mrekulli ato pak hapësira dhe për të realizuar golin e tretë për skuadrën e tij.

“Mendoj se Raheem e ka përballuar mjaft mirë situatën e keqe të tij dhe të familjes, me akuzat rreth ngjyrës së lëkurës” ka thënë Guardiola për reporterët.

“E admiroj atë dhe e vlerësoj lartë. Nuk është aspak e lehtë për të. Ai është i dashur nga gjithë stafi dhe të gjithë në dhomën e zhveshjes” ka thënë tutje spanjolli.

Kujtojmë se në fitoren e sotshme të Manchester City në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Gabriel Jesus, i cili realizoi dy herë.

Komento: