Guardiola vjen me një paralajmërim të fuqishëm për këtë verë

14:40 | 21 July 2020

Pep Guardiola ka bërë një paralajmërim të madh për këtë verë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka paralajmëruar se do të transferohen përforcime në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por ka shtuar se pret nga lojtarët e tij aktualë ta vendosin standardin për sezonin 2020/21.

Manchester Cityt i është shfuqizuar dënimi i UEFA-s me dy vjet pezullim nga garat evropiane dhe dënimi prej 30 milionë eurosh i është ulur në 10 milionë euro, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vlerësoi se UEFA s’kishte mjaftueshëm argumente për vendimin e marrë.

Pasi që tani Guardiola mund të tërheqë më shumë lojtarë në klub me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Manchester Cityt tashmë i ka nisur planifikimet për transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester City e ka një skuadër plot yje, megjithatë Guardiola i ka vërejtur disa hapësira në skuadër, veçanërisht në pozitën e qendërmbrojtësit ku s’është gjetur ende një zëvendësues për Vincent Kompanyn.

Guardiola vazhdon të jetë i përqendruar në garën e Ligës së Kampionëve, që do të rinisë muajin e ardhshëm, por ndërkohë po përgatitet edhe për afatin kalimtar të verës.

“Gjithçka varet nga lojtarët që do t’i kemi sezonin e ardhshëm, do të varet nga cilësia e secilit dhe nga mënyra se ai ata përshtaten me stilin tonë të lojës, në sulm dhe mbrojtje”, ka thënë Guardiola.

“Lojtarë të rinj mund të vijnë, kjo nuk do ta ndryshojë freskinë e skuadrës plotësisht. Të gjithë duhet të jenë të freskët – jo vetëm zero, një, dy, tre, 10 apo 20 lojtarët e transferuar – të gjithë duhet të freskohemi në mendje dhe tru dhe të vazhdojmë të luftojmë në çdo garë”.

“Nëse i sjellim tetë apo nëntë lojtarë, që është e pamundur, ti ndryshon shumë në mentalitet, freski dhe në stilin e lojës. Por, mendoj se 80 ose 85 ose 90 për qind e skuadrës do të mbetet e njëjta. Kështu që varet se cilët lojtarë do t’i kemi këtu”.

Komento: