Pep Guardiola gjendet në Barcelonë.
Trajneri i Manchester City ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të Lionel Messit në Angli.
Ai tashmë gjendet në Barcelonë, lajmi është konfirmuar edhe nga El Chiringuito, që ka publikuar një foto të Guardiolës.
Josep Pedrerol i JUGONES, raporton se Guardiola do të takohet me Messin në katër sy dhe do të diskutojnë për transferimin e mundshëm në Premierligë, derisa tashmë sipas tij, Leo përmes telefonit ia ka shpjeguar Pepit arsyet se përse dëshiron të largohet nga Barça.
Messi është temë në gjitha mediat botërore që nga e marta kur zyrtarisht përmes ‘burofax’, i kërkoi Barcelonës largimin.