Guardiola zbulon transferimin e parë në verë

15:35 | 14 Qershor 2019

Joao Cancelo do të jetë transferimi i parë i manchester Cityt.

Është Pep Guardiola që ka kërkuar transferimin e Cancelos, për t’ia rritur konkurrencën Kylian Walker në krahun e djathtë, përcjell Lajmi.

Sipas medieve angleze, kjo çështje është zgjidhur pas qëndrimit në Londër të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Cancelo te Manchester City do të përfitojë 5.4 milionë euro, rreth një milionë më shumë se sa merr te Juventus.

Komento: