
Veprimtari i njohur, Shqiptar Gubetini ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Abedin Rexhës, “Sandokanit”.
Me këtë rast, Gubetinit i është ndarë edhe një mirënjhohje.
Ai ka bërë me dije se “Sandokanin” ka pasur fatin ta njoh nga afër.
“Ruaj kujtime të çmuara për mikun tim, trimëria, atdhedashuria dhe sakrifica e të cilit do të mbeten përjetësisht në zemrën time dhe në historinë e kombit shqiptar”, shkruan ai.
