Guerot për Asociacionin: Qëndrimi ynë është i njohur, marrëveshjet të zbatohen plotësisht dhe pa kushte

15:52 | 24 Shkurt 2023

Asociacioni, Guerot: Qëndrimi ynë është i njohur, marrëveshjet të zbatohen plotësisht dhe pa kushte.

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, në një intervistë për Gazetën Express ka folur edhe për çështjen e Asociacionit dhe kushtin e kryeministrit Kurti që të hyjë në fuqi vetëm pas njohje reciproke.

Diplomati francez ka thënë se qëndrimi i Parisit zyrtar është tashmë i njohur, që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha detyrimet e dala nga dialogu plotësisht dhe pa kushte.

“Qëndrimi ynë është i njohur. Më 9 shkurt, Këshilli Evropian i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai për Express.

Kryeministri Kurti do të udhëtojë më 27 shkurt drejt Brukselit për takimin me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq ku edhe pritet të arrihet një marrëveshje bazuar në propozimin franko-gjerman.

Komento: