Guerreiro largohet nga Dortmundi si futbollist i lirë, shumë skuadra pas tij

15:31 | 29 Maj 2023

Raphael Guerreiro do të largohet nga Borussia Dortmund pas shtatë viteve qëndrim në Signal Iduna Park.

Mbrojtësi i majtë është përshëndetur tanimë me klubin dhe do të largohet si futbollist i lirë nga skuadra verdhezi.

Reprezentuesi portugez pati një vit fantastik me Dortmundin, ku në 36 ndeshje zyrtare realizoi gjashtë gola dhe asistoi në 14 të tjerë.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij, duke marrë parasysh se ai është një futbollist i lirë.

Inter dhe Milan e duan portugezin në Serie A, derisa Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e tij në La Liga.

Por e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier, pasi skuadrat si Newcastle United, Aston Villa, Tottenham Hotspur, Burnley e Wolverhampton gjithashtu e duan.

Komento: