Guiseppe Moratta pritet ta ‘dridhë’ Serie A me transferime

13:51 | 14 Dhjetor 2018

Një ditë pasi u zyrtarizua në postin e menaxherit të përgjithshëm të Interi, Guiseppe Marotta ka nisur mënjëherë sjelljen e yjeve në ‘San Siro’.

Pas 7 titujsh dhe dy finaleve të Championsit, pas suksesit të Juventusit pa dyshim fshihet Guiseppe Marotta i cili ndër vite ka sjellë në Torino emra të njohur por me kosto zero.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe te klubi i Interit, duke premtuar lëvizje të bujshme drejt “San Siros”.

Sepse drejtuesi i ri interist ka treguar gjithmonë aftësinë e tij në programimin, ndërtimin dhe përforcimin e përpiktë të klubeve dhe skuadrave të tij. Edhe nëse dikush e konsideron si “të lehtë” ecurinë e tij juventine, mjafton të rikujtohet “kryevepra” te Sampdoria kur arriti të transferonte Antonio Cassanon (atëherë vetëm 25 vjeç) nga Reali i Madridit (në huazim pa kosto, plus 5.5 milionë euro për blerjen).

Më poshtë po publikojmë listën me emrat e super lojtarëve që Marotta i transferoi te Juventusi me parametra zero.

Andrea Pirlo i marrë nga Milan

Pogba i marrë nga Manchester United

Dani Alves i marrë nga Barcelona

Emer Can i marrë nga Liverpooli

Sami Khedira i marrë nga Real Madrid

Fernando Llorente i marrë nga Ath. Bilbao

Komento: