
Arda Guler ka rënë dakord që të zgjasë kontratën me Real Madridin.
Turku po vlerësohet si plan afatgjatë për klubin më të madh në botë.
“Ylli turk ka rënë dakord për të gjitha kushtet e kontratës së re, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet në javët e ardhshme, por marrëveshja tashmë është përfunduar”, ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano.
“Guleri shihet si një pjesë kyçe e projektit të Real Madridit, ndërsa marrëveshja përfshin gjithashtu edhe rritje të pagës, të dakorduar me përfaqësuesit e Ardas”.