Mungon vetëm njoftimi zyrtar i transferimit të Ilkay Gundogan te Barcelona, bëjnë të ditur burime të ndryshme.
Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Manchester Cityn vetëm deri në fund të këtij muaji, ashtu që e ka zgjedhur Camp Noun si destinacionin e ardhshëm.
Eksperti transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se marrëveshja është arritur dhe është nënshkruar nga palët.
32-vjeçari është pajtuar të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin katalunas që do të jetë valide deri në qershor 2025, si edhe e ka përfshirë opsionin e vazhdimit për një vit tjetër.
Gundogan ka qenë pjesë e Cityt nga viti 2016 kur u transferua nga Borussia Dortmundi dhe ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, dy Kupa FA, katër Kupa EFL dhe dy Community Shield.