Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit Amerikan dhe ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë

11:03 | 17 October 2019

Fehmi Mehmeti takon zyrtarë të Thesarit Amerikan dhe ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë.

Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë pjesëmarrjes në takimet vjeshtore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore që po zhvillohen në Ëashington ka takuar përfaqësues të Thesarit Amerikan, të udhëhequr nga Ëilliam C. Thomas, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me treguesit e shëndetit financiar.

Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes asistencave teknike, si dhe përkrahjes në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës.

Ndërkaq, Thomas përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për të arriturat në sektorin financiar, si dhe konfirmoi përkrahjen e mëtejme për BQK-në.

Guvernatori i BQK-së po ashtu ka zhvilluar takim me ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë, të udhëhequr nga shefi i ri i Misionit,Gabriel Di Bella, me ç’rast e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe treguesit kryesor të shëndetit financiar.

Ai falënderoi përfaqësuesin e FMN-së lidhur me raportin e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FinancialStabilitySectorRevieë) duke shprehur përkushtimin e BQK-së për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga ky raport.

Delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore edhe gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Komento: