Guvernatori Ismaili pritet nga Osmani, e njofton presidenten për zhvillimet në sistemin financiar

22:34 | 03 Nëntor 2023
guvernatori-ismaili-pritet-nga-osmani,-e-njofton-presidenten-per-zhvillimet-ne-sistemin-financiar

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Ismaili e ka njoftuar Osmanin mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.

“Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete”, thuhet në kumtesë.

Në këtë takim ata kanë folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Komento: