Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

20:27 | 21 Shtator 2023
guvernatori-ismaili:-thesari-amerikan-dhe-rezerva-federale-kane-dhene-kontribut-te-pazevendesueshem-per-kosoven

Departamenti amerikan i Thesari dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për vendin tonë, veçanërisht për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Kështu është shprehur guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili gjatë takimit me drejtuesit e USAID-it në Kosovë.

Në njoftimin e BQK-së, thuhet se ndihma e këtyre institucioneve, bashkë me Ambasadën amerikane në Kosovë, ka qenë e pakursyer ndaj sektorit financiar në vend.

“SHBA-të përmes mbështetjes institucionale nga Ambasada, Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për BQK-në, si dhe gjithë sektorin financiar dhe jo vetëm”, thekson BQK-ja./Front Online

Komento: