Agjentja e Erling Haalanditit beson se futbollisti mund të shitet për një shifër rekorde prej 1 miliardë funteve.
Rafaela Pimenta, përfaqësuesja e sulmuesit të Manchester Cityt, i është përgjigjur një pyetjeje rreth vlerës së mundshme të sulmuesit në tregun e transferimeve.
“Një miliard. Nëse shtoni vlerën e tij si lojtar, vlerën e imazhit të tij, kontributin total të sponsorëve të tij, ndoshta do të ishte një miliard”, tha ajo për “Sky Sports”.
“Unë mendoj se Erling do të jetë lojtari i parë, transferimi i të cilit është rreth një miliard”, shtoi Pimenta.
Kujtojmë se 22-vjeçari u transferua te Manchester City në verën e këtij viti. Ai me kampionët anglezë nënshkroi kontratë 5-vjeçare.
Deri më tani, Haaland ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.