“Haaland do të vlejë 300 milionë euro”

09:11 | 24 April 2020

Legjenda e Interit, Christian Vieri ka dhënë deklaratë të fortë lidhur me te riun, Erling Haaland.

Ai beson se sulmuesi i Borussia Dortmundit tashmë mund të konsiderohet një ndër më të mirët në botë dhe se një ditë, do të kalojë Neymar Juniorin për t’u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Haaland ka qenë zbulimi i sezonit.

Ai e nisi sezonin në ekip me Red Bull Salzburg duke mos u njohur nga askush, shpërtheu në Champions League dhe menjëherë zgjodhi interesimin e shumë klubeve, duke u transferuar në janar te Dortmundi.

Ai po vazhdon me formën fantastike edhe në Gjermani, edhe pse Haaland është vetëm 19 vjeç, Vieri e konsideron atë si sulmuesin më të mirë në botë.

Në një intervistë përmes Instagram me Corriere della Sera, Vieri tha: “Haaland është më i fortë se të gjithë dhe ka bërë mirë që ka zgjedhë Borussia Dortmundin, klubin më të mirë për të përmirësuar talentin e tij. Pas një apo dy vitesh, ai do të shkojë në një ekip të shkëlqyeshëm për 200 milionë, ndoshta edhe 300 milionë”, deklaroi Vieri.

Haaland ka shënuar këtë edicion me Salzburgun dhe Dortmundin 40 gola në 33 paraqitje.

Komento: