Haaland- Manchester United, mund të ndodh kjo

09:13 | 05 Prill 2021

Haaland mund të refuzojë Manchester United.

Erling Haaland ka shumë mundësi që mund të refuzojë skuadrën e Manchester United për shkak që futbollistët që kanë shkuar atje nga Dortmund kanë vuajtur për të gjetur formën e mëhershme, raporton kështu Express.

Shinji Kagawa dhe Henrikh Mkhitaryan janë dy futbollistët që u transferuan tek United nga Dortmund por që dështua të arrinin një formë të mirë duke rezultuar në blerje të gabuara.

Duke u bazuar në këto transferime, sulmuesi norvegjez mund të marrë vendim për të refuzuar Djajtë e Kuq.

Komento: