Haaland merr lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haaland merr lajmin e madh

21:40 | 14 Shkurt 2020

Haaland është shpallur lojtari i muajit në Bundesligë.

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka regjistruar një tjetër të arritur të madhe.

Kalimi i Haaland nga Salzburg te Borussia Dortmund bëri bujë të madhe në mediet evropiane, por kjo nuk e ndikoi formën e lojtarit.

Norvegjezi arriti të gjente rrugën e golit qysh në debutimin e tij, duke shënuar hat-trick, përcjell lajmi.

Paraqitjet e mira nuk u ndalën aty, dhe Haaland është shpallur lojtari i muajit (janar) në Bundesliga.
Një start shumë i mirë për karrierën e Haaland në Bundesliga. Pritet që 19 vjeçari të vazhdojë me këto paraqitje.

Komento: