Haaland verën e ardhshme i bashkohet gjigantit spanjoll

13:54 | 05 Maj 2021

Haalandi pritet të kalojë te Reali në vitin 2022.

Real Madridi e ka një plan të veçantë për sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, norvegjezi mund ta veshë fanellën e Dortmundit edhe në sezonin 2021/2022.

E pikërisht, në verën e vitit 2022, Reali po planifikon ta transferojë Haalandin. Klubi nga Madridi këtë verë do të synojë transferimin e Kylian Mbappes, kurse në vitin tjetër të Haalandit për të krijuar një dyshe të frikshme në fazën e sulmit.

Edhe dëshira e 20-vjeçarit është që të qëndrojë edhe një edicion te Dortmundi. Haalandi vlerësohet rreth 110 milionë euro.

Te Dortmundi u transferua në janar të vitit 2020 nga Salzburgu për 20 milionë euro. Këtë edicion ka shënuar 37 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat. Ka bërë edhe 11 asistime.

Komento: