Habit Baraliu: Hera e parë që kam pasur të drejtë vote edhe se votova asnjërin

01:08 | 06 November 2024
habit-baraliu:-hera-e-pare-qe-kam-pasur-te-drejte-vote-edhe-se-votova-asnjerin

Në edicionin special në Kanal 10 për zgjedhjet amerikane, në lidhje direkte nga Amerika, Bleron Baraliu ka treguar se ka marrë pjesë në këto zgjedhje por nuk e ka votuar asnjërin kandidat. 

Ai ka thënë se ka qenë hera e parë që ka pasur drejtë vote në Amerikë.

“Po kjo ka qenë hera e parë që kam pasur drejtë vote sepse shtetasin e kam marr vitin e kaluar, por nuk kam votuar asnjërin kandidat, e ke një hapsir të zbrazët ku mund ta shkruash emrin nuk është praktike por sidoqoftë ke të drejtë të votosh kë dëshiron. Janë dy kandidatë të papranueshëm për mua”, ka thënë Baraliu.

Ai ka thënë se po të ishte vota e dytë ose tretë do të bënte kompromis, derisa shtoi nuk mundi ta stigamtizonte votën e parë/ Gazeta 10/ 

Komento: