Habit piloti rus.
Piloti i aviokompanisë ruse “Pobeda”, ka porositur pasagjerët se lufta në Ukrainë është krim dhe se duhet të ndalet menjëherë – duke habitur të gjithë që ishin brenda fluturakes.
“Të dashur pasagjerë, po flet kapiteni juaj. Në emrin tim, e jo si përfaqësues i aviokompanisë, konsideroj që lufta në Ukrainë është krim. Nuk duhet të vazhdojë kjo luftë, duhet të ndalet menjëherë”, ka shtuar ai.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e tretë, pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit.
Ndryshe “Pobeda” është aviokompani që është në pronësi të Aeroflotës ruse, që njëherit konsiderohet si aviokompania më e madhe në këtë vend.