Habit Shota: Juli nuk ka shanse t’i afrohet Dafinës, e le më ta rrah. Nuk ka guxim! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Habit Shota: Juli nuk ka shanse t’i afrohet Dafinës, e le më ta rrah. Nuk ka guxim!

08:58 | 30 Janar 2023

Ish-banorja, Shota Baraliu ka qenë e ftuar këtë të diel në “Big Talk” ku ka folur për një deklaratë të konkurrentes, Juliana Nura, e cila ditë më parë tha se në vitin 2009 e ka rrahur këngëtarën e njohur, Dafina Zeqiri.

Sipas aktores është shumë e ulët që një grua që e konsideron vetën feministe të shprehet në atë mënyrë.

“Fansat ma nisën një video të shkurtër të asaj, dhe aty thoshte se e kam rrahur Dafina Zeqirin edhe një femër që thotë i përkrah femrat, jam feministe, edhe me u kap me u rrah me një femër. Unë besoj që nuk ka pasur shance as me qenë afër Dafinës, le se me rrah, absolut. S’ka guxim ajo ta rrah Dafinën”, tha Shota.

Më tej ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova” tha se nuk beson në kauzën e Julit për të fuqizuar gratë.

“Ajo veç me femra nuk ka të bëj, të jesh e bindur, ajo është futur për qëllime tjera”, shtoi aktorja.

Komento: