Haddad: Erdha pas drekës së punës Macron-Kurti, pjesë e angazhimit francez për ribashkimin e Evropës

16:00 | 27 Korrik 2026
haddad:-erdha-pas-drekes-se-punes-macron-kurti,-pjese-e-angazhimit-francez-per-ribashkimin-e-evropes

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad njoftoi në X për nisjen e një vizite dyditore në Kosovë.

“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Në agjendë: frankofonia, investimet e AFD, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale”, shkroi ai.

“Kjo vizitë vjen pas drekës së punës mes Presidentit Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Albin Kurti më 17 mars dhe është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor për ribashkimin e kontinentit tonë evropian”, shtoi ai.

Ministri Haddad sot paradite u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Komento: