Hadergjonaj: Do të rikthehemi më të fortë

19:26 | 10 October 2020

Futbollistët e Kosovës kanë reaguar pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Kosovës.

Pavarësisht se përgjegjësia për eliminimin bie më shumë në trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, lojtarët e Kosovës sikur duan që ta relativizojnë këtë gjë dhe ta marrin përgjegjësinë mbi vete, duke bërë statuse për një rikthim të shpejtë të skuadrës kombëtare.

I fundit që ka reaguar është Florent Hadergjonaj, i cili në një reagim të tij në Facebook ka shkruar se do të rikthehen edhe më të fortë se ishin ndeshjet e fundit.

“Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kosova jonë e shenjtë”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kujtojmë se Kosova ka humbur në 5 ndeshje garuese me Kombëtare si dhe në një ndeshje miqësore me Suedinë.

Komento: