Hagë: Ish krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e babait të Calit

16:56 | 25 Dhjetor 2025
Hagë: Ish krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e babait të Calit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët e saj që po mbahen atje, të cilët kanë kërkuar që përmes OVL UÇK-së të përcillen ngushëllimet për familjen Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës – Cali.

“Të nderuar qytetarë, sapo kemi pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët tanë që po mbahen atje, të cilët na kërkuan që përmes nesh, si OVL UÇK, t’i përcjellim ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa. Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre. Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda. Kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër ne”, njofton OVL e UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vazhdimisht ka shprehur solidaritet me familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe bashkëluftëtarëve, si dhe ka shërbyer si kanal komunikimi për mesazhe publike nga ish-pjesëtarët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë.

Komento: