Hagues ndaj Lille i jepet shansi që priste

13:00 | 26 Nëntor 2020

Vjen momenti i Hauge, ndaj Lille i jepet shansi që priste.

Sonte në Lille-Milan do të ketë disa ndryshime në formacionin fillestar krahasuar me Napolin, pa ndonjë befasi. Stefano Pioli në Europa League është mësuar të bëjë një rotacion të pjesshëm.

Falë rotacioneve në Francë, Jens Petter Hauge do të gjejë hapësirë që nga fillimi.

Talenti i ri norvegjez sapo është kthyer nga një gol i rëndësishëm në fitoren në Napoli dhe do të ketë mundësinë të luajë si titullar për herë të parë.

Padyshim, ai synon të shfrytëzojë sa më shumë rastin.

Ish-xhevahiri i Bodo/Glimt deri më tani gjithmonë është aktivizuar gjatë ndeshjes dhe ka një dëshirë të madhe të demonstrojë se ai gjithashtu mund të japë garanci si titullar.

Deri më tani Pioli ka preferuar ta fusë atë gradualisht, por kundër Lille ai është i gatshëm ta aktivizojë nga minuta e parë.

Hauge do të luajë në rolin e tij të preferuar, atë të sulmuesit të krahut të majtë. Në 4-2-3-1 të Milanit ai do të zërë vendin e Ante Rebic, i cili do të përparojë në pozicionin e sulmuesit të parë për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic të dëmtuar.

Norvegjezi 21-vjeçar tashmë ka shënuar në Ligën e Evropës, në Glasgow kundër Celtic. Pavarësisht nga minutat e shkurtra, ai po tregon personalitet dhe gjithashtu konkretizim dhe cinizëm.

Hauge e di se kur të luajë thjeshtë dhe kur të jetë në gjendje të driblojë. Për më tepër, në 20 metrat e fundit ai di të bëjë zgjedhjen e duhur midis asistimit dhe finalizimit.

Padyshim që në Lille-Milan ai do të ketë një vitrinë më të madhe për të treguar cilësitë e tij.

Të gjithë mezi presin ta shohin atë titullar. Edhe pse pak presion është i natyrshëm, tani për tani Hauge ka treguar se ai ka personalitet të mbajë një fanellë të rëndë si ajo kuqezi.

Në Francë ai dëshiron të bindë për të fituar një status gjithnjë e më të rëndësishëm në ekip.

Komento: