Hahn flet për dialogun Kosovë- Serbi, kjo është kërkesa e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hahn flet për dialogun Kosovë- Serbi, kjo është kërkesa e tij

22:48 | 31 Janar 2019

Johanhes Hahn beson se shumë shpejt do të rinisje dialogu Kosovë- Serbi.

Komisari evropian për negociata dhe për fqinjësi të mirë Johanhes Hahn, ka thënë sot në Bukuresht se shpreson në nisjen e sërishme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , transmeton Koha net.

“Shpresoj se disa njerëz do të fillojnë së kuptuari se ku është puna”, citon b92 të ketë thënë ai.

”I gëzohemi asaj që e kemi arritur me Maqedoninë Veriore. Kjo do të stimulojë rinisjen e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Hahn.

Ai ka shfaqur shpresën se Kosova do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë.

Komento: