Hajdar Beqa tha se nuk e njeh Rrahim Hashimin, por kjo është deshmia që e demanton atë

22:35 | 25 May 2019

Dëshmia që e demanton deputetin e PDK-së.

Deputeti i i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se nuk e njeh Rrahim Hashimin njërin prej të akuzuarve për mashtrim me fajde.

Mirëpo një forum biznesor të cilin e kishte organizuar Hashimi në vitin 2016, Beqa kishte qenë njëri prej të ftuarve.

Forumi Ndërkombëtar i Biznesit Hungarezo-Kosovar, i cili ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2016, nën kujdesin e kompanisë së të akuzuarit, Rrahim Hashimi “City Group”, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kishte qenë i ulur në ulësen e rendit të parë.

Ky fakt demanton atë që kishte thënë deputeti Beqa në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjin se Rrahim Hashimin nuk e njeh dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

“Unë organet e drejtësisë në momentin që konsiderohet se unë kam pas një lidhej të vetme përveç atyre fotove që janë kanë në media që kam lidhje me Rrahim Hashimin ose me persona tjerë unë po thom që jap dorëheqje nëse vërtetohet përfshirja ime aty”, kishte thënë Beqa.

Beqa kishte shtuar se “Zotërin Hashimi e kom njofto kur ma kanë pru në tavolinë dhe nuk ja di veprimtarin e tij deri tash kur kam dëgjuar nëpër media, pra marr përgjegjësi morale edhe ligjore”, shkruan Insajderi.

Mirëpo në forumin i cili ishte organizuar për herë të parë në Kosovë. I akuzuari Rrahim Hashimi kishte prezantuar një marrëveshje milionëshe me zero përiqnd interes.

“Rezultatet e forumit tashmë po shihen në praktikë. Gjatë kësaj kohe Korporata që përfaqësoj unë ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me një kompani prodhuese Hungareze. Ndërkaq, Ministri i Financave nënshkroi një marrëveshje për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar. Marrëveshja në fjalë arrin vlerën 62 milion euro dhe përmban një normë të interesit 0%. Këto janë veprime pozitive që në masë të madhe do të ndihmojnë shtetin tonë në aspektin ekonomik” kishte Hashimi.

Rrahim Hashimi që është i vetmi person që u lirua nga parab,urgimi nga grupi i fajdeve. Ai më parë kishte apsiruar kandidaturën edhe për të parin e PDK-së, mirëpo ishte tërhequr duke thënë se i besonte udhëheqjen Kadri Veselit.

Komento: