Hajdari i PDK’së: Thaçi shumë shpejt do të rikthehet triumfues në Kosovë”

00:08 | 23 March 2025
hajdari-i-pdk’se:-thaci-shume-shpejt-do-te-rikthehet-triumfues-ne-kosove”

Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij në Hagë.

Ai është shprehur optimist se Thaçi do të kthehet shumë shpejt në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është shprehur i bindur se për ish-presidentin e Kosovës dielli do të lindë përsëri.

“Luftëtarët e lirisë mund t’i robërosh përkohësisht, por kurrë s’mund t’ua burgosësh shpirtin e pathyeshëm. Presidenti Thaçi sot po kthehet në Hagë, por shpejt do të rikthehet si triumfues — i drejtë, i fortë dhe gjithmonë në anën e lirisë. Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Hajdari.

Komento:
loading