Ministrja Hajdari: Ligjet e reja do t`i eliminojnë barrierat për investitorët.
10 ligje dhe 25 udhëzime administrative janë hartuar nga Ministria e Industrisë brenda vitit 2022, prej të cilave disa janë miratuar dhe disa janë në proces.
E para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari në një intervistë për emisionin Ekonomiks, ka folur për të gjitha zhvillimet dhe masat që i kanë marrë ndaj krizave ekonomike të cilat kanë reflektuar në vend pas luftës në Ukrainë.
Ligjet e reja, si ai për investimet e qëndrueshme dhe ai për zonat industriale, sipas saj, do t’i eliminojnë barrierat për investitorët dhe do të rrisin investimet në vend.