Hajdari për kërkesën e Komisionit Hetimor për sjellje të dokumenteve: Jam e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel

15:03 | 27 Mars 2024
hajdari-per-kerkesen-e-komisionit-hetimor-per-sjellje-te-dokumenteve:-jam-e-dedikuar-te-mbroj-ligjin-dhe-nuk-do-ta-shkel

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se është e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në as një moment ligjin për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar, raporton Ekonomia Online.

Ajo u përgjigj kështu pasi u pyet në lidhje me  kritikat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore që MINT nuk ju ka dorëzuar dokumentet e kërkuara nga Komisioni.

Ajo tha se si ministri janë të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore

“Ju udhëzoj ju që ti pyesin të gjithë anëtaret e Komisionit Parlamentar Hetimorë për mënyrën e zbatimit të ligjit parlamentar për hetime, për mënyrën e procedurave të përkrahjes së atij ligji, pra për ta respektuar ligjin se si kryhet një hetim parlamentar. Ne si MINT jemi të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Unë jam e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në as një moment ligjin  për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar. Nëse MINT në pyetjet që shkelim privatësia ose konfidencialitetet e rezervës shtetërore që është një nga shtyllat me të brishta të shtetit tonë, ne jemi të dedikuar që të mbrojmë Republikën tonë dhe ligjet tona”, ka thënë ajo.

Komento: