“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

22:30 | 23 Mars 2026

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë.

IndeksOnlinë mëson se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është Agon Dulla.

IndeksOnline ka mësuar detaje ekskulzive se si ka ardhur deri të plagosja e Inspektorit të IPK-së.

Siç mëson IndeksOnline, Inspektori i IPK-së ka qenë duke pirë kafe me një shok në lokal, kur i dyshuari ka shkuar te tavolina dhe e ka thirr për të dalë jashtë një minutë për të diskutuar diçka.

Sipas burimeve me të dalë jashtë, i dyshuari ka shtënë me armë duke e plagosur inspektorin në këmbë.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti.

Për gjendjen e të plagosurit detaje kanë dhënë edhe nga QKUK.

Për IndeksOnline, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Po është sjellë një i plagosur në QE, me armë zjarri, gjendje stabile është për momentin , jasht rrezikut për jetë, pas egzaminimëve në QE do të trasferohët në kl e ortopedisë”, ka thënë Syla.

Komento: