‘Hajde Kosovë’, vjen reagimi i Muriqit pas fitores së madhe të Kosovës

11:52 | 10 Qershor 2022

Kosova arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar, duke arritur në kuotën e 20 golave në total për Kosovën në 41 paraqitje.

Pas ndeshjes, Muriqi reagoi edhe në rrjetet sociale, duke thënë se do të vazhdojnë të luftojnë.

“Çfarë nate e madhe dhe tri pikë masive. Do të vazhdojmë të luftojmë, hajde Kosovës”, shkroi Muriqi në Twitter.

Komento: