“Hajdeni në shkollë, i vrava shokët, po ju pres!”, zbulohet telefonata me policinë e 14-vjeçarit që tronditi Beogradin sot

14:23 | 03 May 2023

Një 14-vjeçar mëngjesin e së martës ka tronditur Beogradin duke ka vrarë tetë nxënës dhe rojen e shkollës.

Ka qenë vetë 14-vjeqçari Kosta K. ai i cili pas aktit ka telefonuar policinë.

“Hajdeni në shkollë, i vrava shokët, po ju pres!”, kanë qenë fjalët e 14-vjeçarit, raportojnë mediat serbe.

Nxënësi ka hyrë në shkollë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka vrarë nëntë persona.

Bëhet e ditur se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e policisë janë në terren duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave./Reporteri

Komento: