Hajderin Kuqi ‘kritikon’ Kadri Veselin

23:14 | 07 Dhjetor 2018

Hajderin Kuqi ka dalur me një deklaratë për Kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Ai konsideron se njerëzit e identifikojnë edhe më tuje PDK-në si parti që udhëhiqet nga Hashim Thaçi pasi që Veseli është identifikuar shumë me proceset e tij.

Kuçi në “Blic Intervieë me Astrit Gashin” që transmetohet çdo të premte në Klan Kosova dhe në GazetaBlic, ka shtuar se PDK-ja nuk guxon t’i ketë disa qendra të vendimmarrjes derisa ka shtuar se kjo parti ka nevojë që ta shoh se është vet Veseli ai i cili e bënë këtë gjë.

“E para duhet ta pranojmë që PDK-ja e ka një histori të vetën, e ka një histori që nuk ka nevojë ta ri-ndryshojë.

Përkundrazi, besoj që duhet të ndihet krenare me të. Ka momente që duhet ta ri-vlerësojmë ndonjë lëshim. E dyta, mendoj që z. Veseli është identifikuar shumë me proceset, sikurse unë dhe të tjerët me z. Thaçi dhe kjo nuk hiqet shpejt në memorien e njerëzve.

Dhe tani janë rolet e ndara, z. Veseli duhet të sillet si kryetar i Partisë demokratike me përgjegjësitë që i ka si kryetar i Kuvendit.

Thaçi respektin personal, por edhe si President i vendit duhet të trajtohet, por vendimmarrjen në PDK z.

Veseli duhet ta shoh që e marr ai, kryesia e PDK-së. Po e them pra, PDK-ja nuk guxon t’i ketë disa qendra të vendimmarrjes.” – ka thënë Kuçi.

Komento: