Hajdredin Kuçi e pranon se ka qenë i prekur me koronavirus, thotë se tani është shëruar

16:58 | 28 Korrik 2020

Hajredin Kuçi e konfirmon se ka qenë i prekur me COVID-19.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar se ka qenë i infektuar me koronavirus, raporton Express.

Por, thotë se tashmë e ka mposhtur këtë sëmundje. Ai i ka thënë Express se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e ka njoftuar se është në mesin e të shëruarve.

“Po kam qenë i prekur, tashmë jam shëruar. Edhe Instituti ma konfirmoi se jam shëruar”, ka deklaruar Kuçi.

Komento: