“Hajna, qiti 100 mijë euro”, Haki Abazi i drejtohet pushtetit – Armend Zemaj i thotë se “i ka honger daja”

12:08 | 21 November 2024
“hajna,-qiti-100-mije-euro”,-haki-abazi-i-drejtohet-pushtetit-–-armend-zemaj-i-thote-se-“i-ka-honger-daja”

Kuvendi i Kosovës sot u mblodh me një pikë të rendit të ditës: adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të fjalimit të saj, deputeti i pavarur Haki Abazi është dëgjuar duke iu drejtuar pozitës me thirrjet “hajna”.

“100 mijë euro hajna, hajna, hajna qiti 100 mijë euro paguaj fotografinë”, dëgjohet të thotë Abazi.

Ndërsa, deputeti i LDK-së Armend Zemaj dëgjohet teksa ia kthen: “ i ka honger daja”, duke aluduar në dhënien e grantit nga Ministria e Bujqësisë dajës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli./Express/

Video: EO

 

 

 

Komento: