Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj dhe marrin armë, para e ari

09:21 | 16 Tetor 2023
hajnat-hyjne-ne-nje-shtepi-ne-ferizaj-dhe-marrin-arme,-para-e-ari

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari.

“VJEDHJE E RËNDË- Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.”

Komento: