Vjedhjet në vendin tonë kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta kohëve të fundit.
Gjatë ditës së djeshme në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje.
Indeksonline ka arritur të sigurojë videon e momentit të vjedhjes nga ky person, për të cilin thuhet se tash e sa vite jeton dhe vepron në Gjermani, dhe se i njëjti ndodhej në Kosovë për disa ditë.
Rasti ka ndodhur në orët e mesditës, derisa i riu me inicialet L.B., aktron për disa minuta kinse është i interesuar për blerje.
Personi në fjalë arrin të largohet me shpejtësi duke marrë me vete tre zinxhirë ari. Sipas pronarit të këtij biznesi, vlera e vjedhjes kap shumën prej 10 mijë euro.
Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, derisa Policia e Kosovës bënë apel tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për hajnin, të lajmërohen.
“Punëtori i një lokali të argjendarisë, ka raportuar se një person i dyshuar ka hyrë në lokal ku në qafë dhe në dorë ka vendosur nga tre zinxhirë ari, e pas atij veprimi i dyshuari është larguar nga lokali. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njësitë relavante janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.